Policia e Kosovës ka hapur një rast për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Sipas njoftimit, prona është e ndërmarrjes Ibër-Lepenci.
Lidhur me këtë rast është intervistuar një dëshmitar dhe rasti po hetohet.
Raporti i plotë:
Fsh. Varage e Poshtme, Zubin Potok NN – NN. Me datën 04.12.2024, nga NPH Ibër Lepenc SHA, kanë kërkuar nga Policia e Kosovës për lirimin e pronave të paluajtshme dhe të kthehen te pronari NPH Ibër Lepenc SHA. Lidhur me rastin në cilësi të dëshmitarit është intervistuar një mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, e ka cilësuar rastin në drejtim të veprës së lart-cekur dhe mbetet në procedurë hetimore.