Arrestimet e “bujshme”, deklarohet Zyra e Prokurorit të Specializuar

Aktuale

Arrestimet e “bujshme”, deklarohet Zyra e Prokurorit të Specializuar

Nga: M.L. Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se me autorizim të Dhomave të Specializuara dhe mbështetjen e EULEX-it po kryen operacione gjatë hetimeve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në një komunikatë për media zyra për informim e ZPS-së ka deklaruar se këto operacione janë vazhdimësi e një procesi hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

"Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)", thuhet në komunikatë.

Ndryshe, deri tani është njoftuar për arrestimin e ish-shefit të AKI-së dhe këshilltarit të ish-presidentit Thaçi, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj dhe vëllait të heronjve Bahri e Fahri Fazliu, Fadil Fazliu, si dhe ish-ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat