Gjykata Speciale është duke kryer disa aksione në Kosovë, ku deri tani raportohet se ka arrestuar Fadil Fazliun, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Djali i Fadil Fazliut, Fahriu para mediave ka pohuar se arrestimi i babait të tij ka ndodhur derisa ai ishte duke shkuar në punë.
“Fadili ka qenë pjesë e UÇK-së, dhe është vëllaiu i Fahri e Bahri Fazliut. Ka qenë vetëm duke shkuar në punë, tashmë ai ndodhet në zyret e EULEX-it”, tha para mediave ai.
Ndryshe, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).