Vonesat për seancën, Konjufca reagon ndaj mazhorancës

Aktuale

Vonesat për seancën, Konjufca reagon ndaj mazhorancës

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 11:50
Kuvendi i Kosovës

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës ishte paraparë të nis në orën 10:00, mirëpo ende ajo nuk ka nisur për shkak të mungesës së kuorumit.

Për këtë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po kërkon që mos të caktohen mbledhjet e Komisioneve Parlamentare në ditën e enjte kur është në agjendë seanca e Kuvendit.

Konjufca: Mos caktoni komisione të enjten, sidomos në orën 10:00

“Tre komisione parlamentare janë duke mbajtur mbledhje për trajtimin e disa projektligjeve, por i kisha lutur dhe iu kisha bërë thirrje sidomos mazhorancën që mos të caktoni mbledhje të komisioneve kur është pikërisht seanca. Ju e keni këtë orë të caktuar të seancës qysh në mbledhjen e kaluar të kryesisë, e keni ditur edhe më herët për agjendën e Kuvendit. Prandaj, të jeni të kujdesshëm herave të tjera mos na caktoni komisione pikërisht në orën 10:00, ditën e enjte”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës sot mban edhe një seancë prej orës 14:00 me pika të tjera të rendit të ditës, e një ndër to është votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat