Arrestimi i Isni Kilajt, reagon Komuna e Malishevës

Aktuale

Arrestimi i Isni Kilajt, reagon Komuna e Malishevës

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 13:38

Komuna e Malishevës, ka reaguar lidhur me rastin e ish kryetarit Isni Kilaj, duke thënë se me shqetësim të madh ka marrë informacionin për arrestimin e dytë radhazi, të tij.

Në reagim thuhet se si komunë, besojnë dhe janë thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë për liri e çlirim.

“Edhe njëherë, shprehim shqetësimin tonë për këto veprime të pandërprera ndaj luftëtarëve të lirisë. Ne besojmë në drejtësi. Lufta e UÇK-së, është një luftë e njohur nga të gjithë, luftë e cila i ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Komuna e Malishevës beson se të gjithë bartësit e luftës çlirimtare, janë të pafajshëm dhe besojmë në kthimin sa më parë të tyre në vendlindje dhe pranë familjeve të tyre. ”, thuhet në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat