Familjarët e ish-komandantit të UÇK-së Isni Kilaj, janë parë duke u futur në objektin e EULEX-it në Fushë-Kosovë, në vendin ku po mbahet Kilaj.
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.
Isni Kilaj, ish-kryetar i Komunës së Malishevës dhe një figurë e njohur e UÇK-së, u arrestua në shtëpinë e tij në Malishevë.
Ky është arrestimi i dytë për Kilajn nga Gjykata Speciale, pas një arrestimi të mëparshëm, më 2 nëntor 2023.
Gjithashtu sot është arrestuar edhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu. Ndërkaq, është raportuar edhe për arrestimin e Bashkim Smakajt. E po ashtu bastisje janë duke u zhvillua edhe në shtëpinë e Hajredin Kuçit.