Ndërmarrja “Trepça” ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor të kësaj kompanie.
Në arsyetimin e publikuar nga “Trepça” thuhet se punëtori në fjalë ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës.
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet e ditur se shkelja në fjalë ka të bëjë me përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve, dhe mungesat pa arsye në punë.
Ky është njoftimi i plotë:
"Më 5.12.2024 z.E.B. është larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:7520 të kryeshefit ekzekutiv të “Trepçës” Sh.A.
Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të “Trepçës” Sh.A, për shkak se ai ka munguar në punë pa arsye."