Kuvendi i Kosovës ka emëruar Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT’it. Mandati i tyre është 4-vjeçar.
Pas këtij votimi ka reaguar deputetja e LDK-së në Kuvend, Rrezarta Krasniqi e cila tha se ndryshimi po vjen me 9 shkurt.
Postimi i plotë:
“Kur të bohet dikush ministër a deputet duhet me shku veq ai person, e jo me shku me krejt fisin aty” deklaronte me cinizëm Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore.
Vetëm ditët e fundit u punësuan:
Gruaja e Liburn Aliut
Nipi i Besnik Bislimit
Çika e Shpejtim Bulliqit
Albin Kurti a je Kryeministër apo ke dezertu?
Ndryshimi po vjen, me 9 shkurt