Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media, ka njoftuar se pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W01225, gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është pezulluar përkohësisht dhe do të rifillojë vetëm pas pushimeve të dimrit, konkretisht me datën 13 janar 2025.
Njoftimi:
“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W01225, gjyqi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u shty për sot dhe për këtë javë.
Gjyqi do të rifillojë pas pushimeve dimërore, më 13 janar 2025”, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara.