Pas protestës së sotme së sotme të profesionistëve shëndetësorë para Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë janë takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Takimi ka përfunduar pa rezultate konkrete, por ministri Vitia ka premtuar se nesër do të mbajnë edhe një takim, ka thënë kryetarja e Federatës Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri. Ajo tha se ministri Vitia ka shprehur gatishmëri për të biseduar për shqetësimet e tyre.
Imeri: Vitia shprehu gatishmërinë për të biseduar mbi kërkesat e FSSHK-së
“Shprehu një gatishmëri për t’u ulur dhe biseduar prapë. E lamë një takim ditën e nesërme. Nuk ishte shumë i prerë sikur herëve tjera për kontratën kolektive dhe kërkesat që kemi...Nuk ka asnjë premtim konkret, as protestës nuk i dha ngjyrim politik. Por ishte çështja se ndërkohë po mbahet seanca e Kuvendit dhe do ta diskutonin çështjen e ligjit dhe ishin për ngut dhe ne ishim për ngut... Besoj që nesër do të organizohet një takim i radhës”, tha Imeri.
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës në protestën e sotme shprehu pakënaqësitë për ndërprerjen e dialogut social, mospajtimin me propozimin e qeverisë për rritje të koeficientit 0.5 dhe mos-nënshkrimin e kontratës kolektive sektoriale