Reagon Bogujevci: Kujt po i konvenon me pasë foton e fundvitit të Listës Serbe në kuvend?

Aktuale

Reagon Bogujevci: Kujt po i konvenon me pasë foton e fundvitit të Listës Serbe në kuvend?

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 16:52
Kuvendi i Kosovës

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së sotme, pasi kryetari Glauk Konjufca, tha se deputetët e Listës Serbe po provokojnë në sallë.

Bogujevci pyeti se çka lypën Lista Serbe në Kuvend dhe se “a thua kush ju ka kërku me i zëvendësu?”.

“Kujt po i konvenon me pasë foton e fundvitit të tyre në Kuvend? Veq diçka po ju tregoj, kurrë atë film s’keni me e pa”, shkroi Bogujevci.

Ndër të tjera, Konjufca iu drejtua deputetëve të Listës Serbe se “një herë në gjashtë muaj vini në kuvend vetm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve dhe në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet dhe shkoni i rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radoiçiqit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat