Zëdhënësi i AAK-së: Sot korrupsioni nga VV po servohet si vlerë patriotike

Aktuale

Zëdhënësi i AAK-së: Sot korrupsioni nga VV po servohet si vlerë patriotike

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 16:53
Ramush Haradinaj dhe Kushtrim Xhemaili

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas votimit nga Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës për bashkëshorten e Ministrit, Liburn Aliu dhe nipin e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi për anëtarë të bordit KOSTT-it.

Përmes një reagimi në Facebook, Xhemaili ka thënë se korrupsioni po servohet si vlerë patriotike.

Reagimi i plotë:

Ç’kapje për kapje

Skandal i ri nepotist i Vetëvendosjes: Lumnije Zeka, bashkëshortja e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu, dhe Gëzim Tosuni, nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, u zgjodhën anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it.

Lufta që ka bërë VV kundër korrupsionit dhe nepotizmit paska qenë jo sepse janë fenomene që e vjedhin popullin por sepse VV nuk ka qenë pjesë e saj.

Tashmë që janë Qeveri, korrupsioni dhe nepotizmi me ata të përfshirë, po servohet si vlerë patriotike.

sionit dhe nepotizmit paska qenë jo sepse janë fenomene që e vjedhin popullin por sepse VV nuk ka qenë pjesë e saj. Tashmë që janë Qeveri, korrupsioni dhe nepotizmi me ata të përfshirë, po servohet si vlerë patriotike”, ka thënë Xhemaili.

Nëse ndonjëherë krijohet agjensioni për konfiskim te pasurise, do të konfiskohet më së shumti tek VV. Janë të njohura disa raste kur zyrtarëve të saj “iu janë shfaqur” dhjetëra mijëra nën jastëk.

Nëse luftohet ndonjëherë korrupsioni dhe nepotizmi, do të duket si luftë kundër VV-së. Sepse ata janë të përfshirë më së shumti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat