Specialja arrestoi Bashkim Smakajn, Gazmend Halilaj ‘godet’ fort ish-këshilltarin e Hashim Thaçit: Sa njerëz i ka...

Aktuale

Specialja arrestoi Bashkim Smakajn, Gazmend Halilaj ‘godet’ fort ish-këshilltarin e Hashim Thaçit: Sa njerëz i ka...

Nga: N. Sh. Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 17:41
Gazmend Halilaj

Ish drejtori i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës dhe ish këshilltari politik i Hashim Thaçit, Bashkim Smajak është arrestuar sot me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara.

Për arrestimin e Smakajt ka reagur avokati Gazmend Halilaj.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, Smakajt iu ka besua Siguria Kombëtare dhe e ka përdorë për interesa të krimit.

“Zoti e din, sa e sa dosjen e ka fshehë/ falsifikue, sa raportin e rrejshëm e ka ba, sa informacionin Konfidencial apo TOP Sekret e ka zbulue atje ku s’ duhet”, shkruan avokati Halilaj.

Postimi i plotë:

I’u besua Siguria Kombëtare, e përdori për interesa të Krimit…..

Zoti e din, sa e sa dosjen e ka fshehë/ falsifikue, sa raportin e rrejshëm e ka ba, sa informacionin Konfidencial apo TOP Sekret e ka zbulue atje ku s’ duhet.

Sa jeta njerëzish ka rrezikue, Ky dhe Institucioni i Udhëhequr nga Ky, në kohën e Tij, apo edhe tani përmes njerzve qe janë punësuar apo caktuar në pozita nga Ky.

Zoti e din, sa procedura ka filluar e zbatuar, e sa njeriut i janë shkatuar psoja të përjetshme nga puna e tij e mbrapsht për interesa të Krimit/Klanit që e kishte emëruar..

Gjykata Speciale, jo vetëm që po zbardh krimet e luftës dhe pas luftës, por po shpërfaq Krimin Institucional të ndërtuar me vite nga Klani Pronto i ngjashëm me Klanin Zemun…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat