Haxhiu i reagon VV-së: Pse gjithë kjo nguti që brenda ditës të kalohet në dy lexime Ligji për Sigurimet Shëndetësore

Aktuale

Haxhiu i reagon VV-së: Pse gjithë kjo nguti që brenda ditës të kalohet në dy lexime Ligji për Sigurimet Shëndetësore

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 18:20
Bekim Haxhiu

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se pse vie e gjithë kjo nguti që brenda ditës të kalohet në dy lexime Ligji për Sigurimet Shëndetësore, sipas tij kjo ndodh vetëm për të justifikuar dështimin në implementim të sigurimeve shëndetësore.

Haxhiu tregon se ftesa për mbledhje të Komisionit për Shëndetësi iu erdhi në ora 13:46, gjersa mbledhja ka filluar në ora 13:40.

Ai këtë e quan papërgjegjësi dhe shkelje të rregullores së Kuvendit, ku deputetëve iu pamundësohet dërgimi i amandamenteve.

Postimi i plotë:

Mashtrimi i radhes i Qeverisë Kurti

Pse gjithë kjo nguti që brenda ditës të kalohet në dy lexime Ligji për Sigurimet Shëndetësore. Kjo ndodhi vetëm për të justifikuar dështimin në implementim të sigurimeve shëndetësore.

Ftesa për mbledhje te Komisionit përshëndetësi neve si deputet na erdhi në ora 13:46, ndërsa termini mbledhje ka fillu në ora 13:40!

Kjo është papërgjegjësi dhe shkelje e rregullores së Kuvendit ku deputetëve iu pamundësohet dergimi i amandamenteve. Gjithashtu shmangen degjimet publike për PL për sigurimet shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat