Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar ashpër pasi që në Kuvend janë shfaqur deputetët e Listës Serbe për t’u nënshkruar për paga dhe mëditje.
Ajo ka kërkuar sqarim nga ata se pse janë në Kuvend.
Deputetja Mehmeti Selimi thotë se ata nuk e kanë vendin aty pasi që janë të dirigjuar nga krimineli Milan Radojiçiq dhe shef e kanë atë.
Në një moment deputetja dëgjohet duke iu thënë deputetëve serbë se nuk po i kupton dhe se duhet të flasin shqip.
Për më shumë shihni videon më poshtë: