I pari i Nisma-s, Fatmir Limaj sot ka qenë në Ferizaj.
Ai tha se qytetarët po dëshirojnë vepra, wë kontribuon në zhvillim të vendit.
Limaj u shpreh i bindut se zëri i NISMA-s do të rikthehet fuqishëm në parlament.
Postimi i plotë:
Bashkë me kandidatët e NISMA Socialdemokrate, sot u mirëpritem në qytetin e Ferizajit.
Qytetarët e Ferizajit kërkojnë #veçVEPRA që kontribuojnë në zhvillim ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi funksionale dhe, në veçanti, siguri kombëtare. Prandaj, u zotuam se do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për Ferizajn dhe për gjithë vendin.
Suksesi i Nismës në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë se së shpejti zëri i NISMA-s do të rikthehet fuqishëm në Parlament dhe në institucionet tjera qendrore.