Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, ka konfirmuar aderimin e deputetes Albena Reshitaj.
Gërvalla ka shkruar në Facebook se Reshitaj është grua e fortë, me profesionalizëm të dëshmuar dhe angazhimi i saj i guximshëm ka lënë gjurmë, si në politikë ashtu edhe në shoqëri.
Postimi i plotë:
Mirë se vjen në Partinë Guxo, Prof. Dr. Albena Reshitaj!
Një grua e fortë, me profesionalizëm të dëshmuar, i bashkohet Partisë Guxo.
E rritur në një familje që mishëron vlerat patriotike dhe përkushtimin profesional, prof. Dr. Albena Reshitaj ka dëshmuar vendosmëri dhe lidership në kohët kur Kosovës i nevojiteshin më shumë se kurrë stabiliteti dhe reformat. Angazhimi i saj i guximshëm ka lënë gjurmë, si në politikë ashtu edhe në shoqëri, duke i kthyer profesionalizmin dhe integritetin në shtylla të veprimtarisë së saj.
Së bashku do të punojmë me guxim e vendosmëri për një Republikë të fortë e të zhvilluar të Kosovës.