Specialja vazhdon bastisjen në shtëpinë e Hajredin Kuçit

Aktuale

Specialja vazhdon bastisjen në shtëpinë e Hajredin Kuçit

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 20:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Po vazhdon bastisja nga zyrtarët e Specialesë në shtepinë e ish ministrit të Drejtesisë së Kosovës, Hajredin Kuçi.

Nga terreni raportohet se rrugët e lagjes së tij po vazhdojnë të jenë të bllokuara nga Policia e Kosovës, ndërkohë vazhdimisht ka patrullime edhe nga forcat e EULEX-it. Bastisja e shtëpisë ka nisur që nga paraditja e sotme.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga EULEX-i.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat