Albulena Haxhiu sjell lajme të mira, miratohen dy ligje të rëndësishme

Aktuale

Albulena Haxhiu sjell lajme të mira, miratohen dy ligje të rëndësishme

Nga: H.O. Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 21:30
Albulena Haxhiu

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një postim të saj në Facebook, pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ka sjellë lajme të mira.

Siҫ shkruan ajo në facebook, në këtë seancë u miratuan dy ligje të rëndësishme.

Bëhet fjalë për Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Ligji për Gjykatën Administrative. Sipas saj, ky është një hap për luftën ndaj korrupsionit.

Postimi i plotë:

Lajme të mira!

Në seancën e sotme, përveç tjerash, u miratuan në të dy leximet dy ligje të rëndësishme: Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Ligji për Gjykatën Administrative.

Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Falenderoj deputetët për angazhimin dhe mbështetjen e tyre në këtë proces, me shpresën që opozita të mos përdorë Gjykatën Kushtetuese me qëllim të zvarritjes së tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat