Gjykata Speciale dhe hetuesit e EULEX-it kanë kryer disa aksione që çuan në arrestimin e tre personave të profilit të lartë në Kosovë, ndër ta Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu. Gjatë ditës bastisje janë kryer edhe në shtëpinë e ish-ministrit, Hajredin Kuçit.
Ish-luftëtari i UÇK-së, Zafir Berisha ka komentuar këto aksione të Gjykatës Speciale në Kosovë.
“Formimi i kësaj gjykate është njëri ndër gabimet më të rënda që ka bërë Kosova pas luftës, pasojat e së cilës kanë me qenë afatgjate”, ka thënë Berisha.
Berisha ka theksuar se aksionet e së enjtes janë bërë për ta arsyetuar dështimin e kësaj gjykate.
“Kjo që ka ndodh sot është një tendencë për me arsyetu dështimin e kësaj gjykate. Është kuptu që kjo gjykatë është një mostrum politik i themeluar me dosje të Serbisë”, ka thënë Berisha.