Hajdari për deklaratën e Konjufcës: E duhur, madje është vonuar

Aktuale

Hajdari për deklaratën e Konjufcës: E duhur, madje është vonuar

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 22:21
Fatime Hajdari

Analistja Fatime Hajdari e ka përkrahur kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili në seancën e sotme kërkoi nga deputetët e Listës Serbe që ta lirojnë sallën e Kuvendit. 

Hajdari ka thënë se kryetari i Kuvendit nuk ka thënë diçka që nuk dihet publikisht, teksa ka shtuar se edhe votimi i Listës Serbe në mënyrë të organizuar tregon për manipulim të demokracisë.

“Besojë që kryetari i Kuvendit mundet më bë, aq sa ka bërë sot të bëjë një deklaratë politike sepse kjo është në mandatin e tij. Ne e dimë cilit grupacion i takojnë ata dhe ardhja e tyre në Kuvend ka ardhur fillimisht nga një marrëveshje, e cila fare nuk ka qenë pjesë e demokracisë, madje edhe votimi i tyre në mënyrë të organizuar tregon për manipulim të demokracisë dhe cenim të demokracisë në veri.

Madje kemi edhe qytetarët serbë kanë deklaruar disa herë që ndihen të kërcënuar nga ky grup, prandaj kryetari i Kuvendit nuk ka thënë asgjë që tashmë nuk dihet publikisht”, ka thënë Hajdari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat