“Këtë çorbë nuk e han më kush, edhe opozita nënshkrujke e dilke”, përplasen ashpër Gashi dhe Pantina

Aktuale

“Këtë çorbë nuk e han më kush, edhe opozita nënshkrujke e dilke”, përplasen ashpër Gashi dhe Pantina

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 23:07
Blerim Gashi, Shqipe Pantina

Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e “Politikos” në mes të komentatorëve politikë Shqipe Pantinës dhe Blerim Gashit lidhur me kërkesën e kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufcës drejtuar deputetëve serbë për lirimin e seancës.

Gashi e ka cilësuar si të drejtë vendimin e Konjufcës, ndërsa theksoi se ardhja e deputetëve serbë vetëm një herë në gjashtë muaj është keqpëdorim.

Tutje, ai nuk kurseu kritikat as për opozitën.

“Këtë çorb nuk e han më kush. Keqpërdorimi është me shku veç me qit nënshkrim. Tash tema është kështu a kanë mujt ndrysh me ba, a u dashtë edhe këta deputetë që e keqpëdorin knena. A din si do deputetë të opozitës që hin nënshkruj e dil tani”, ka thënë Gashi.

Pantina ka theksuar se seancat shumë herë kanë dështuar edhe për shkak të mungesës së shumicës.

“VV i ka 60 deputetë. Sa herë kanë dështu seancat për shkak të deputetëve të VV-së. Ka pasë deputetë të shumicës së VV-së që nuk kanë marrë pjesë, që e kanë sabotu”, ka reaguar Pantina.

Tutje, Gashi ka theksuar se edhe deputetëve të VV-së i është tërhequr vërejtja nga Konjufca, porse Çollaku i ka cilësuar këto veprime si “filma” të kryekuvendarit.

“Tjetër sen o me ba filma”, ka thënë Çollaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat