40 nxënës shqiptarë vizitojnë Manastirin e Deçanit, hera e parë pas mbi 30 vitesh

Aktuale

40 nxënës shqiptarë vizitojnë Manastirin e Deçanit, hera e parë pas mbi 30 vitesh

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 23:12
40 nxënës shqiptarë vizitojnë Manastirin e Deçanit

Sot, për herë të parë pas më shumë se 30 vitesh, Manastiri i Deçanit ka hapur dyert për një grup nxënësish shqiptarë.

Në vizitë siç njofton KFOR-i, morën pjesë 40 nxënës nga shkollat fillore ”Lidhja e Prizrenit”, ”Isa Boletini” dhe ”Rexhep Kadriaj” të komunës së Deçanit.

Aktiviteti u organizua nga OJQ “Agimi-Isniq” në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, nën moton: “Rini e shëndoshë pa paragjykime mbi racën, etninë dhe fenë.”

Gjatë vizitës, nxënësit vizituan edhe kampin “Sparta” të misionit të KFOR-it, ku u pritën nga ushtarët dhe morën dhurata.

Falënderime të veçanta iu drejtuan komandantit të RC-W (Regional Command-West), Kolonel Rocco Mundo, për mbështetjen e dhënë në këtë nismë.

KFOR ndër tjera njofton se mbetet i përkushtuar ndaj mandatit të tij për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat