Konjufca i ‘largoi’ deputetët e Listës Serbe nga Kuvendi, reagon gazetari i medias gjermane – ka këtë mesazh

Aktuale

Konjufca i ‘largoi’ deputetët e Listës Serbe nga Kuvendi, reagon gazetari i medias gjermane – ka këtë mesazh

Nga: A.M. Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 23:13
Lista Serbe

Deputetët e Listës Serbe u penguan të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës. Pengimin e tyre e bënë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili i akuzoi ata për keqpërdorim të parasë publike, si dhe bashkëpunim me Millan Radoiçiqin.

E për këtë gjë, ka reaguar edhe gazetari i medias gjermane Deutche Welle, Bahri Cani.

Ai në një postim në Facebook publikoi momentin kur kryeparlamentari Konjufca, pengoi LS që të marrin pjesë në seancën parlametare.

Cani u shpreh se ky largim ka dy anë të medaljes, të cilat i shpejgoi më tej, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pasi që e shoh se ka shumë të interesuar të shohin videon e sotme nga Pralementi kur Glauk Konjufca e ndërpret seancën dhe i largon deputetët e Listës Serbe, ja ku e keni!

Por të kuptohemi një gjë: Ky largim ka dy anë të medaljes - nga njëra anë janë të sakta ato që tha zoti Konjufca, e nga ana tjetër ata janë deputetë të Parlamentit dhe këto vende u garantohen me Kushtetutë... Tashti secili le të ndërtojë mendimin e vetë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat