Mehmeti-Selimi: Veprimet tona ndaj Listës Serbe, janë reagime të çastit dhe frustrim individual i deputetëve

Aktuale

Mehmeti-Selimi: Veprimet tona ndaj Listës Serbe, janë reagime të çastit dhe frustrim individual i deputetëve

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 23:36
Shqipe Mehmeti Selimi

Deputetja e LVV-së, Shqipe Mehmeti Selimi ka thënë se veprimet e tyre ndaj Listës Serbe, janë të çastit dhe individuale, si akt proteste i asaj që ndodhi së fundi në veri.

“Nuk kanë qënë në koordinim me partinë dhe Kuvendin, ne i kemi kundërshtu dhe kemi kërkua që të kërkojnë falje për terrorizimin e shtetit tonë”.

“Një skenar i tillë u tentua të na mvishet sikur këtë po e bën jashtëligjshëm LVV-ja”, shtoi tutje

Ajo tutje tha se është në dijeni që kushtetuta i lejon ata që të jenë prezent seciles etni që gëzon ulëse ne Kuvendin e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat