Djali i Fadil Fazliut thotë se babai i tij u “kidnapua”, jep detaje

Aktuale

Djali i Fadil Fazliut thotë se babai i tij u “kidnapua”, jep detaje

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 23:46
Fahri Fazliu

Fahri Fazliu ka treguar detaje rreth arrestimit të babait të tij, Fadil Fazliu, që ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ai tha se lajmin për arrestimin e babait e mori nga komshinjtë e tij. Sipas tij, ajo që hetuesit e Prokurorisë në Hagë kanë bërë, është kidnapim.

“Edhe paradite edhe pasdite isha në bazën e tyre në Fushë Kosovë, në EULEX. Kërkova përshëndetjen me babanë, nuk mu lejua. Prapë në mbrëmje kërkova, s’mu lejua. Sipas informacioneve, po mendojmë se të arrestuarit janë ende aty, pra në Fushë Kosovë, në bazën e EULEX-it.

Më treguan komshinjtë për arrestimin, thanë që erdhën 3-4 vetura të EULEX-t dhe e kanë marrë. Fadili veç shkoi. U thash se dua ta di arsyen e arrestimit, më thanë që nuk kemi, ju tregojmë pastaj. Me ndodh një arrestim pa paralajmërim, është kidnapim”, tha Fazliu në emisionin “Edicioni Special”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat