Shala: Qeveria Kurti po i mbron dhe instalon lidhjet familjare në nivelet e larta të ekonomisë

Aktuale

Shala: Qeveria Kurti po i mbron dhe instalon lidhjet familjare në nivelet e larta të ekonomisë

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 08:31
Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër emërimet e fundit të gruas së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe nipit të zv.kryeministrit Besnik Bislimi, në KOSTT.

Sipas Shalës, këto emërime janë një shenjë e qartë e nepotizmit dhe lidhjeve familjare të theksuara në “Qeverinë Kurti”.

‘’Arsyeja se pse sot opozita sot nuk mori pjesë, dhe e bojkotuam, pasi që lista është qind për qind politike dhe qind për qind familjare e eksponentëve të VV-së, në këtë relacion është retorika e njëjtë vendosja e familjarëve në pozitat kyqe të familjarëve në pozicionet tjera menaxheriale në sektorin e energjisë me theks të veçantë’’, thotë Shala.

Ai shprehet se tashmë ndërmarrjet publike janë në duart e familjarëve dhe grupeve të interesit të VV-së.

‘’E kemi thënë se tashmë ndërrmarrjet publike janë në duar të familjarëve të caktuar, të grupeve të interesit të familjarëve të VV-së’’, potencon Shala

Sipas tij, Qeveria Kurti po i mbron dhe po i instalon lidhjet familjare nëpër nivelet kyçe të instituticoioneve.

‘’Qeveria Kurti po i mbron dhe po i instalon krejtësisht lidhjet familjare dhe farefisnore nëpër nivelet më kyqe të ekonomisë dhe sektorit ekonomik në vend", tha deputeti Shala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat