Haziri: Funksionarët i ka marrë VV-ja, por LDK-ja i ka kthyer votuesit

Aktuale

Haziri: Funksionarët i ka marrë VV-ja, por LDK-ja i ka kthyer votuesit

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 09:51
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se votuesit i ka kthyer LDK-ja ndërsa funksionarët i ka marrë VV-ja.

Sipas tij, kjo përbën një dallim të madh.

“Ajo që zakonisht përcjellet kur ka fraksionime e ndarje të tilla të dhimbshme, votuesit kthehen por funksionarët mbesin aty ku janë. Funksionarët i kanë marrë VV-ja kurse votuesit i ka kthy LDK-ja”, ka thënë Haziri.

Sipas Hazirit, Vetëvendosja ka arritur që me ndihmën e të tjerëve të fitojë rezultate. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat