Analisti politik Ilir Deda, komentoi deklaratën e djeshme te kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, me deputetët e Listës Serbe.
Sipas Dedës, kjo ishte veçsa për ta larguar vëmendjen nga punësimi i familjarëve të anëtarëve të partisë në pushtet.
“Këta u kënaqen duke punësuar familjarë, unë s’po mundem me besu.
Unë sa më shumë po e shoh se qysh po qeverisin, unë po pyes: Pse kemi qenë aso opozite në të kaluarën:?
Për shumë më pak keqpërdorime ne patëm thënë: Jo, s’bën kështu, s’bën kështu”, tha Deda.