Në emisionin “Adresa e ankesave” në një lidhje direkte është paraqitur kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi,
Ai ka folur për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Tutje ai është shprehur i bindur se Podujeva përsëri do ta votoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti.
“Kësaj here tashmë e ka marr kahen e vetë puna dhe angazhimet që ka treguar kjo qeverisje për 4 vite, ka treguar mirëqenie të mirëfilltë edhe unë kam një bindje të plotë se llapjanët do të jenë kah Albin Kurti”, është shprehur Bulliqi.