Vizita në Sarajevë, Kurti fotografohet duke hyrë në Presidencë – pritet të ketë një takim

Aktuale

Vizita në Sarajevë, Kurti fotografohet duke hyrë në Presidencë – pritet të ketë një takim

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 11:59
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur dje në Sarajevë, ku do të zhvillojë disa takime në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës.

Kurti  ditën e së premtes e ka nisur me një takim në ora 11:00 në Presidencën e Bosnje-Hercegovinës, ndërsa një orë më vonë do të ketë takim në Këshillin e Ministrave.

Pak më vonë, në orën 13:00, Kurti do të ketë një takim në ndërtesën e Qeverisë dhe më pas do të shkojë në dy takime me partitë politike, fillimisht me SDA-në dhe më pas me Partinë për Bosnje-Hercegovinë, shkruan mediumi boshnjak Klix.ba.

Image
Albin Kurti

 

Në fund të ditës, Kurti do të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur Rrethi 99.

Vetë njoftimi për vizitën  e Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë shkaktoi reagime të ashpra  nga Milorad Dodik.

Ai ka thënë se gjërat në BeH do të komplikohen dukshëm nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vjen në Sarajevë dhe ka përsëritur se faktori serb në BeH nuk e lejon dhe nuk do të lejojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës për shkak të kundërshtimit të entitetit Republika Srpska, i cili udhëhiqet nga qëndrimet zyrtare të Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat