Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi

Aktuale

Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 12:10
Zheljko Komshiq, Albin Kurti

Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zheljko Komshiq, priti në kabinetin e tij kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Komshiq sipas një njoftimi për media, falënderoi kryeministrin e Republikës së Kosovës për vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnje-Hercegovinës, duke theksuar se vlerësojnë një veprim “kaq të jashtëzakonshëm për rrjedhojë të pazakontë të kryeministrit, Kurti dhe Qeverisë së Kosovës”, raporton Vijesti.

Kjo lëvizje sigurisht që do të kontribuojë në një lidhje më të mirë mes qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, si dhe në rritjen e shkëmbimit të mallrave të ndërsjella, ka thënë ai.

Komshiq foli edhe për kërcënimet e Dodikut lidhur me vizitën dhe takimet e Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë, duke kujtuar se Republika Sërpska nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe se RS nuk është kompetent për lëshimin e vizave të hyrjes në BeH, si dhe se anëtarët e Presidencës së BeH sigurisht nuk do ta pyesin Dodikun apo dikë tjetër me kë do të takohen dhe çfarë do të diskutojnë.

“Ne i perceptojmë kritikat që vijnë nga vendet e rajonit si një tjetër dëshmi evidente e përpjekjeve për të mohuar sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe presion mbi organet dhe institucionet sovrane të Bosnjë-Hercegovinës në drejtimin e politikës së jashtme”, ka thënë ai.

Komshiq dhe Kurti njoftohet se kanë biseduar edhe për proceset e përgjithshme politike dhe sociale në rajon.

Vetë njoftimi për vizitën e Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë shkaktoi reagime të ashpra nga Milorad Dodik.

Ai ka thënë se gjërat në BeH do të komplikohen dukshëm nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vjen në Sarajevë dhe ka përsëritur se faktori serb në BeH nuk e lejon dhe nuk do të lejojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Pamjet mund t'i shihni këtu:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat