Martin Berishaj krah Kurtit në Sarajevë, Krasniqi e LDK-së: Një prej arsyeve pse i kemi punët për faqe të zezë në politikën e jashtme

Aktuale

Martin Berishaj krah Kurtit në Sarajevë, Krasniqi e LDK-së: Një prej arsyeve pse i kemi punët për faqe të zezë në politikën e jashtme

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 15:28
Rrezarta Krasniqi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në vizitën e tij në Sarajevë, u pa i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se fotografia e Kurtit me Berishajn është arsyeja pse i kemi punët si mos më keq në politikën e jashtme.

“Një prej arsyeve pse i kemi punët e jashtme për faqe të zezë është ilustruar në foton më poshtë.

Kryeministri shoqërohet nga Ambasadori i tij, i cili është nën hetime nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Ambasadori në fjalë ka pranuar qindra mijëra euro në një llogari bankare të tij në Mal të Zi nga kompania GEN, Dega në Beograd. Ndryshimi është i domosdoshëm!”, shkruan ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat