Hoxhaj reagon pas aktakuzës: Me mendje dhe me zemër, me Hashim Thaçin

Aktuale

Hoxhaj reagon pas aktakuzës: Me mendje dhe me zemër, me Hashim Thaçin

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 06:21
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi që Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me mendje e me zemër është me Thaçin.

“Me mendje dhe me zemër, me Hashim Thaçin!” – ka shkruar Hoxhaj.

Ndaj, aktakuzës kishte reaguar edhe kryetari i partisë PDK, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se kjo aktakuzë e re ngre shqetësime lidhur me qasjen dhe fokusin e këtyre procedurave gjyqësore nga Gjykata Speciale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat