Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e “Politikos” mes Ridvan Berishës e Krenar Shalës, teksa po diskutohej për zhbërjen apo jo të Speciales.
Analisti Shala ka thënë se vetëm Këshilli i Evropës vendos kur duhet të pushojë se funksionuari Gjykata Speciale, teksa ka thënë se tentimi për ta sabotuar gjykatën mund të jetë përpjekje e njëjtë si aktakuza e sotme.
“Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht ligjit mbi Dhomat e Specializuara, vetëm Këshilli i Evropës vendos kur duhet të pushojë se funksionuar Gjykata Speciale dhe vetëm një shtet mos me u pajtu nuk pushon, duke marrë parasysh qysh funksionon BE-ja, që funksionon me unanimitet vetëm Këshilli i Evropës ku përbëhet nga qeveritë e shteteve anëtare vendosin sipas Kushtetutës tonë qysh e kemi miratuar ligjin për Gjykatën Speciale vendosin kur duhet të pushoj së funksionuar dhe së dyti tentimi për ta sabotuar gjykatën mund të jetë përpjekje njëjtë si aktakuza sot që i ka lëshuar gjykata”, tha Shala
“Tentimi për ta sabotuar nga kush?”, pyeti Berisha.
“Mos bëj shumë propagandë”, u përgjigj Shala.
Berisha insistoi të marrë përgjigje, duke e pyetur se kush po e saboton.
“Tentimi me u sabotu nga kushdo, po z. Haradinaj a e përmendi”, tha Shala.