Aktakuza e re ndaj Thaçit nuk është befasi për avokatin Arbër Jashari.
Ai thotë se për këdo mund të jetë befasi, por sipas tij, s’është sepse qysh moti Specialja ka kohë që sillet rreth njerëzve” të ish-presidentit Hashim Thaçit.
“Kjo aktakuzë sot shumëkujt mund të iu ketë dukur befasi, por nuk është befasi, pasi që ka një kohë të gjatë që Zyra e Prokurorit Special sillet rreth njerëzve të Hashim Thaçit. Kemi pasur herë pas here bastisje, ndalime, marrje në pyetje të bashkëpunëtorëve e rrethit të tij dhe me gjasë kjo ka qenë”, deklaroi ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Ai deklaron se aktakuza e re është frytë i asaj pune që është bërë deri tash.
“Aktakuza e sotitka qenë një formalizim ose është një frytë i asaj pune që është bërë tash e sa kohë rreth kësaj çështje. Për mua është e çuditshme edhe në aspektin e procedurave edhe të përmbajtjes”, tha ai.
Avokati u shpreh i bindur se procesi tashmë veçse e ka marrë një drejt dhe pret që të jetë i favorshëm për ish-krerët e UÇK-së.
“Sa i përket ndikimit të këtyre aktakuzave në procesin në tërësi unë jam i bindur se ky proces veç e ka marrë rrugën e vet dhe nuk mund të ndryshohet ky proces dhe unë pres që të ketë një përfundim të favorshëm për krerët i UÇK-së. Unë e pash aty një vepër penale pengim i personit zyrtar, si mund ta pengon z.Thaçi personin zyrtar, ku ai është nën masën e paraburgimit tash e disa vjet”, deklaroi ai.
Sot, Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur akuzë të re ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Tani ai akuzohet edhe për vepra penale që lidhen me pengim të drejtësisë. Për të njëjtat vepra, siç ka njoftuar Specialja sot janë arrestuar edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Fazliu. Ndërsa për Hajredin Kuçi është lëshuar fletëthirrje për paraqitje.