Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të zhbëjnë themelimin e Gjykatës Speciale.
Haradinaj në “Politiko” ka theksuar se është shqetësuese se si po trajtohet rasti i Thaçit nga Gjykata Speciale.
“Është shqetësuese forma qysh është ka trajtohet ky rast. Kuvendi i Kosovës i atëhershëm e ka formu edhe unë bana thirrje me u kthy në kuvend edhe me zhba”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj e ka quajtur Gjykatën Speciale si një “monstrum politik”.
“Vetëm mu mbledh kuvendi edhe kryesia me shpërba këtë monstrum juridik, asgja ma shumë as ma pak. Edhe parlamenti me jua dhanë ka ni meditje deputetëve, sen tjetër”, ka thënë Haradinaj.