Aktakuza e re, Geci përmend cila është rrugëdalja e Hashim Thaçit: Të bëjë këtë ose...

Aktuale

Aktakuza e re, Geci përmend cila është rrugëdalja e Hashim Thaçit: Të bëjë këtë ose...

Nga: N.E Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 07:57
Analisti politik Halil Geci

Analisti politik Halil Geci, ka reaguar pas publikimit të aktakuzës së re për Hashim Thaçin.

Geci përmes një shkrimi në Facebook, ka hedhur disa dyshime dhe pikëpyetje të tij, ku pyet “a mund të ndodhë që Hashim Thaçi të përpiqet të përdorë lidhjet me ish-komandantët e zonave të luftës për të ndikuar në dëshmitarët e përfshirë në procesin gjyqësor ndaj tij?”.

Sipas Gecit, çdo veprim i tillë, përveç se do të dëmtonte drejtësinë dhe besueshmërinë e institucioneve, por edhe vetëm sa do të rëndonte pozitën e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij, duke përforcuar dyshimet që rëndojnë mbi ta.

Tutje, analisti thotë se “strategjitë e Thaçit për të manovruar me deklarata politike apo ndikime indirekte, herë pas here, kanë rezultuar kundërproduktive, duke e ekspozuar më tej si figurë përgjegjëse dhe duke e përkeqësuar pozicionin e tij ligjor dhe politik”.

Në fund, ai si rrugëdalje për Thaçin e konsideron kërkim faljen publike.

“E vetmja rrugëdalje për Hashim Thaçin është të kërkojë falje publike viktimave dhe popullit të Kosovës, duke marrë përgjegjësinë për veprimet dhe dështimet e tij gjatë dhe pas luftës. Një akt i tillë do të ishte jo vetëm një pranim i fajit, por edhe një mundësi për të treguar përkushtim ndaj të vërtetës dhe drejtësisë. Përndryshe, përballë akuzave të rënda dhe proceseve gjyqësore, ai dhe trashëgimia e tij politike janë të destinuara të gjykohen si mashë e pushtuesit….!?”, përfundon Geci.

Shkrimi i plotë:

Sipas raportimeve të fundit nga Gjykata Speciale në Hagë, Hashim Thaçi përballet me akuza të reja që lidhen me pengimin e drejtësisë dhe shkeljen e sekretit të procedurës. Këto përfshijnë dyshime për pengimin e punës së zyrtarëve të autorizuar dhe mosbindje ndaj urdhrave të gjykatës. Pretendimet vijnë në kuadër të një procesi të gjerë që përfshin krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit nga periudha 1998–1999.

Në mënyrë specifike, prokuroria akuzon Thaçin për përpjekje të vazhdueshme për të sabotuar dhe penguar funksionimin e Gjykatës Speciale, përfshirë përpjekje për shfuqizimin e saj dhe ndikimin në dëshmitarë.

A mund të ndodhë që Hashim Thaçi të përpiqet të përdorë lidhjet me ish-komandantët e zonave të luftës për të ndikuar në dëshmitarët e përfshirë në procesin gjyqësor ndaj tij? Çdo veprim i tillë, përveç se do të dëmtonte drejtësinë dhe besueshmërinë e institucioneve, vetëm sa do të rëndonte pozitën e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij, duke përforcuar dyshimet që rëndojnë mbi ta.

Strategjitë e Thaçit për të manovruar me deklarata politike apo ndikime indirekte, herë pas here, kanë rezultuar kundërproduktive, duke e ekspozuar më tej si figurë përgjegjëse dhe duke e përkeqësuar pozicionin e tij ligjor dhe politik. Nëse këto përpjekje vazhdojnë, ato jo vetëm që mund të ndihmojnë në dënimin e tij, por do të dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe do të pengojnë të vërtetën për luftën çlirimtare.

E vetmja rrugëdalje për Hashim Thaçin është të kërkojë falje publike viktimave dhe popullit të Kosovës, duke marrë përgjegjësinë për veprimet dhe dështimet e tij gjatë dhe pas luftës. Një akt i tillë do të ishte jo vetëm një pranim i fajit, por edhe një mundësi për të treguar përkushtim ndaj të vërtetës dhe drejtësisë. Përndryshe, përballë akuzave të rënda dhe proceseve gjyqësore, ai dhe trashëgimia e tij politike janë të destinuara të gjykohen si mashë e pushtusit….!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat