“Ua djegëm skenarin”, Avdyli tregon cila parti shprehi nervozën për moslejimin e Listës Serbe në Kuvend

Aktuale

“Ua djegëm skenarin”, Avdyli tregon cila parti shprehi nervozën për moslejimin e Listës Serbe në Kuvend

Nga: A.SH Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 08:33
Haxhi Avdyli

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, thotë se PDK shprehi nervozë kur Lista Serbe nuk u leja të marrë pjesë në senacë të Kuvnedit të Kosovës.

Sipas tij, qëllimi i PDK-së ishte “për një foto e seancës së fundit, ku shihen deputetë të VV dhe Srpskës duke votuar e qëndruar në një hapësirë ku ata vetë do mungonin”.

Postimi i plotë:

Nervozën më të madhe për moslejimin e SRPSKA-s në Kuvend e sheh në deklaratat e PDK-së.

A thua pse?

Sepse ju dështoi skenari.

Plani ishte, për një foto e seancës së fundit, ku shihen deputetë të VV dhe Srpskës duke votuar e qëndruar në një hapësirë ku ata vetë do mungonin.

Këtë vërteton edhe ardhja e tyre në sallë, vetëm pasi opozita iku.

Ani kishe po kanë fytyrë tani të deklarohen se moslejimi i tyre u bë për shkaqe elektorale.

E koordinimi i tyre për çfarë shkaku ishte se?

Neve na thonin se duhet të koordinoheni me bashkësinë ndërkombëtare, e vetë koordinohen edhe me listën e Vuqiqit.

Por këta po harrojnë, që ne jemi një hap para, ne ua lexojmë letrat në dorë...

Ua djegëm skenarin.

Kujtojmë, se kryetari I Kuvendit, Glauk Konjufca nuk lejoji një gjë të tillë.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vinë e provokojnë në këtë mënyrë. E patoleroueshme në Kuvend kjo sjellje një herë 6 muaj me ardh me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq, e keni guxim me ardh në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërprehet kjo seancë e kërkoj me u liru këtë sallë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat