Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar veprimet e kryeministrit Kurti pas sulmit terrorist të bërë në Ibër-Lepenc, duke theksuar fotografinë e tij me Vuçiqin të bërë në Bruksel si dhe, vizitën e tij të bërë në Sarajevë i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Selmanaj ka thënë se Kurti po darkon me Vuçiqin pa asnjë shqetësim.
‘‘Vetëm 5 ditë pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc, Albin Kurti pa asnjë shqetësim darkon dhe fotografohet me Vuçiqin. Ndërkohë, 7 ditë pas sulmit, ai, i shoqëruar nga Martin Berisha – i paguar nga GEN-i në Serbi – bën një vizitë në Sarajevë. Çka po ua merr mendja? Me koordinim apo pa koordinim? Analizoni vetë dhe nxirrni përfundimin’’, ka shkruar ai.
Duhet shtuar se ambasadori Berishaj është i përfshirë në një skandal të madh financiar, ku dyshohej për shpëlarje parash, megjithatë, i njëjti vazhdon të mbajë pozitën e tij i pashqetësuar.