Armend Zemaj, deputet i LDK-së, e ka cilësuar premtimin për ndërtimin e shtëpive për të moshuarit si një tjetër “premtim në letër”, duke theksuar se është shumë i njohur dështimi i Qeverisë Kurti në realizimin e premtimeve të saj.
‘’Po, edhe ky si shumë premtime tjera, mbetet veç premtim në letër, apo diku në fletushkat me dizajn të bukur të programit qeverisës’’, tha Zemaj.
Ai shtoi se do ta befasonte nëse ndonjë premtim, qoftë edhe 30%, do të realizohej, duke kritikuar qeverinë për mungesën e veprimeve konkrete
‘’Do të më befasonte nëse do ta realizonin ndonjë premtim, qoftë edhe 30%, sepse për mos realizim të tyre, për këto janë të njohur tashmë", përfundoi Zemaj.