Tahiri: Sulmi i 29 Nëntorit në Zubin Potok, thirrje për forcimin e sovranitetit dhe sigurisë në Kosovë

Aktuale

Tahiri: Sulmi i 29 Nëntorit në Zubin Potok, thirrje për forcimin e sovranitetit dhe sigurisë në Kosovë

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 09:37
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se sulmi në kanalin kryesor të Ibër Lepencit më 29 nëntor ishte një moment i vështirë për Kosovën.

Tahiri është shprehur se përveç vështirësisë, ky ishte gjithashtu një moment që kërkonte thirrje për veprim nga ana e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës.

“Fillimisht ne e kemi dënuar sulmin e 29 nëntorit, ka qenë një ndër momentet e vështira për Kosovën, por njëkohësisht ka qenë një moment i thirrjes së mendjes së Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës që të bëjnë shumë më shumë për një shtrirje të sovranitetit në formë praktike dhe reale dhe jo në formë fiktive. Sovraniteti dhe mbrojtja e shtetit nuk është lojë është proces shumë serioz dhe këtë duhet ta bëjmë. Atë që duhet ta bëjmë shpejtë është që hetimi tregon fajtorët, adresën kryesore dhe mbi të ndërtojmë strategjinë tonë për të treguar se ky sulm ka qenë sulm i sponsorizuar nga agjendat armiqësore të Kosovës. Dhe pastaj të forcohet argumenti ynë në drejtimin tonë drejtë rrugës për integrim euro-antlanik”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri ka theksuar se duhet të bëhen hetime të thella për të zbuluar fajtorët dhe se ky sulm mund të ketë qenë i sponsorizuar nga agjenda armiqësore të Kosovës.

“Nuk e di veprimet e as angazhimet vetëm krejt çka dimë është një defilim i Kurtit dhe ministrave të tij në veri të Kosovës, janë hapur disa biznese ëmbëltore gjatë verës, janë larë qytetarët në Ujman, më shumë nuk dimë për veprimet e tjera. Ajo që po e përsërisë është që akti është i dënueshëm dhe akt terrorist dhe sulm ndaj vendit tonë, në këtë temë ne qëndrojmë me institucionet e sigurisë të Kosovës, për ndryshe veprimet kanë qenë veprime eksperimentale, shumë herë jo serioze dhe si rrjedhojë kemi dështuar dhe kemi humbur”, ka thënë ai për Ekonomiaonline.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat