“Turp të keni”/ Tomë Gashi i bën thirrjen e fortë Glauk Konjufcës, pas veprimit të tij ndaj deputetëve të Listës serbe

Aktuale

“Turp të keni”/ Tomë Gashi i bën thirrjen e fortë Glauk Konjufcës, pas veprimit të tij ndaj deputetëve të Listës serbe

Nga: A.Zh Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 10:21
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, i ka bërë thirrje Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, që të ndryshojë rregulloren e Kuvendit për t’ua pamundësuar deputetëve si ata të Listës Serbe, që të marrin rroga nga Kuvendi ndërkohë që veprojnë kundër Republikës së Kosovës.

Ai përgëzon Konjufcën dhe vëren se ka kaluar koha kur Lista Serbe vinte në Kuvend vetëm për të votuar kryeministrat e preferuar me bekimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Bota sot.

“E thjeshtë është kjo punë.

Përndryshe, bravo Kryetar Glauk Konjufca.

Ndërrojeni rregulloren e Kuvendit dhe jua pamundësoni këtyre Radoiçiqave / shokut të do shokëve shqiptarë, që të marrin rroga nga Kuvendi dhe ta luftojë me çdo mjet Republikën e Kosovës.

Ka kalu koha kur disa para Albinit i pritshin në këtë Kuvend ka 12 orë të vinin këta të Listës serbe me bekimin e Vuçiqit që të votonin për zgjedhje të kryeministrave të tyre të preferuar”, ka shkruar avokati Gashi në një postim në Facebook.

Kryetari Konjufca, ka kritikuar ashpër deputetët e Listës Serbe, në seancën e fundit të Kuvendit, duke mos i lejuar të nënshkruhen në Kuvend. Ai i ka akuzuar se u shërbejnë urdhrave të kriminelit Radoiçiq dhe i ka qortuar për guximin që tregojnë duke marrë pjesë në Kuvend ndërkohë që ndjekin linjën e tij dhe veprojnë kundër interesave të Republikës së Kosovës. Konjufca i është drejtuar me fjalët "Turp të keni" duke i vënë në pah lidhjet e tyre politike dhe veprimet kundër shtetit./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat