Aktakuza e re ndaj Thaçit, avokati Halilaj me kritika të ashpra për milionat që do të shpenzohen

Aktuale

Aktakuza e re ndaj Thaçit, avokati Halilaj me kritika të ashpra për milionat që do të shpenzohen

Nga: A.Zh Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 12:34
Gazmend Halilaj

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzat e reja ndaj Hashim Thaçit dhe disa të tjerëve për shkelje të rregullave dhe pengim të drejtësisë.

Thaçi përballet me tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa Hajredin Kuçi përballet me dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës, dhe të akuzuarit e tjerë – Fazliu, Smakaj dhe Kilaj – me nga dy akuza secili për pengim të personave zyrtarë dhe mosbindje.

Lidhur me këtë aktakuzë të re nga Gjykata Speciale, ka reaguar avokati Gazmend Halilaj, përcjell Bota sot.

Ai ka ironizuar me reagimet pas bërjes publike të aktakuzës dhe kërkesën për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Halilaj ka kritikuar mënyrën se si do të shpenzohen paratë publike. Ai thekson se milionat që ishin destinuar për ushtrinë tani po përdoren për të paguar avokatët, duke iu referuar kostove të larta të mbrojtjes ligjore lidhur me një aktakuzë të re.

“Milionat, që kemi pas mi nda për ushtrinë, tash duhet mi nda për super avokatët, për aktakuzën e re”, ka shkruar Halilaj në një postim në Facebook.

Seancat e paraqitjes së parë do të mbahen më 8 dhe 9 dhjetor 2024, dhe do të jenë publike, duke mundësuar ndjekjen në disa gjuhë përmes transmetimit ose në galerinë për publikun në selinë e Gjykatës./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat