Limaj nga Prizreni: E ardhmja mund të jetë më e mirë, duhen vepra konkrete

Aktuale

Limaj nga Prizreni: E ardhmja mund të jetë më e mirë, duhen vepra konkrete

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 21:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, sot gjatë ditës ka takuar strukturën udhëheqëse të kësaj partie në Prizren, nga ku ka thënë qytetarët e kësaj komune janë injoruar nga qeveria aktuale që udhëhiqet nga Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.

I pari i NISMA-s ka deklaruar edhe se e ardhmja e këtij qyteti mund të jetë shumë më e mirë, dhe se për këtë arsye duhet vepra konkrete.

‘‘Në qytetin e Prizrenit, i cili është lënë pas dore nga qeverisja aktuale, zhvilluam një bashkëbisedim me strukturën udhëheqëse të NISMA-së.

Ndryshe nga qeverisja aktuale, e cila vazhdimisht ka injoruar këtë qytet, ne jemi të angazhuar për ta ndryshuar këtë kulturë neglizhimi dhe shkëputjeje nga qytetari, sepse Prizreni kërkon më shumë se fjalë, ta kërkojnë vepra të prekshme që mund të përmirësojnë jetesën e përditshme, infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë e mbi të gjitha sigurinë.

E ardhmja e Prizrenit mund të jetë shumë më e mirë, prandaj duhen vepra konkrete, duhen #veçVEPRA që do të lënë një ndikim të qëndrueshëm dhe të matshëm për brezat që do të vijnë’’, ka shkruar Limaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat