PDK mbledh strukturat e saj në Kantonin e Juras, Musliu: Si qëllim, aktivizimi i mërgatës shqiptare

Aktuale

PDK mbledh strukturat e saj në Kantonin e Juras, Musliu: Si qëllim, aktivizimi i mërgatës shqiptare

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 14:36
Foto nga takimi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur takim me strukturat e sa në Kantonin e Juras.

Ajo bëri të ditur se ky takim kishte për qëllim aktivizimin e mërgatës kosovare.

Partia Demokratike e  Kosovës mbajti  një takim të suksesshëm mobilizues me strukturat e Partisë në Kantonin e Jura, ku u diskutuan strategjitë dhe aktivitetet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Ky takim kishte si qëllim aktivizimin e mërgatës kosovare dhe angazhimin e komunitetit për të kontribuar në një pjesëmarrje masive në zgjedhje”.

“PDK është e angazhuar për një fushatë të fuqishme, duke përforcuar lidhjet me qytetarët dhe duke mobilizuar gjithsecilin për të garantuar një të ardhme më të ndritur për Kosovën”, ka shkruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat