Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri ka reaguar në lidhje me kërkesat e një grupi politikanësh e analistësh për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Në një postim në Facebook kjo familje deklaron se grupi në fjalë po kërkon metoda për ta zhbërë Gjyakatën Speciale, nisur nga sulmet ndaj drejtësisë ndërkombëtare.
Madje sipas familjes Imeri, ata kërkojnë që të harrohen viktimat shqiptare të vrasjeve politike, ndërsa shpresojnë që me ardhjen e Donald Trump-it në krye të SHBA-së të akuzuarit në Hagë të lirohen, ndonëse ish- presidentit Thaçi iu shtua një aktkauzë pikërisht sot.
Postimi i plotë:
Miq,
-Hibridet e ngratë!
-Në një sallë të errët, te një hoteli pa emër, diku në Prishtinë, janë mbledhur "shpëtimtarët e elitës" kosovare – politikanë, analistë, gazetarë, persona në lista të zeza që kërkojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale.
-Ka aty edhe ndonjë figurë që mendon se është alamet "strategi".
-Të gjithë me fytyra të rënda, sikur po vendosin për fatin e globit..
-Në fakt, tema ishte: “Si ta shpëtojmë njëri-tjetrin nga Haga pa bërë asgjë të mençur.”
-Njëri ngrihet dhe thotë:
-E di unë çka bëjmë!
-E sulmojmë drejtësinë ndërkombëtare! I themi që janë kundër shqiptarëve dhe pro-serbëve!”*
-Të gjithë duartrokasin. Një tjetër thotë:
-“Po mirë, po viktimave shqiptare, çka t’ju themi atyre?”
-“Le t’i harrojmë ato! Viktimat reale jemi ne – sepse neve na akuzojnë!”
-Të gjithë tundin kokat, duke e ndjerë veten gjenialë të kauzave shterpe dhe budallallëqeve që prodhojnë paragjykime bombastike.
-Pastaj një kolonë analistësh hibrid që gjithmonë bëjnë sikur kanë zbuluar Amerikën, ngrihen dhe me tone dramatike gulçojnë:
-“Kur të vijë Trumpi, s’ka Hagë më! Thaçi kthehet në Kosovë, dhe ne bëjmë festival kombëtar!”
-Madje flisnin në emër të Trumpit dhe premtonin në emër të tij:
-A po e dëgjoni këtë?! Kur Trumpi të vijë, çdo gjë rregullohet!
-Po, po, Grenelli e ka rregulluar tanimë!”* – thotë njëri, i cili tash e ka shpallur Grenellin mashtrues!
-Ndërkohë, në cep, një individ zhurmëmadh që pretendon të jetë gjithçka, ngrihet dhe përplas duart mbi tavolinë:
-“Grenellit t’i bëjmë statujë në qendër të Prishtinës! Ai është shpëtimtari ynë!”
Por pak muaj më vonë, Trumpi erdhi në pushtet, dhe jo vetëm që Thaçit iu shtua një akuzë e re, por edhe Grenelli i gjorë mbeti pa punë. 🤣
-Njëri nga këta te 'elitës' thote:
-“E di çka, ta shpallim BE-në armik të shqiptarëve. Po na pengojnë që të bëjmë shtet!”
-Në atë moment, dikush pyet:
- “Po mirë, a nuk ishte BE-ja që na dha miliarda për ndërtimin e Kosovës?”
-“E, çka ka lidhje! Paratë i morëm, tash janë armiq!”
-Dhe kështu, çdo iniciativë, ide budallallëku kalon si “strategji kombëtare”.
-Në fund, SHBA-BE i shikon nga lart dhe thotë:
-“Po këta s’kanë nevojë për armiq, sepse janë vetë armiqtë e vetvetes.
-Hajde t’i lëmë të rrënohen vetë!”
-Teksa aktakuza e re kundër Komandant Gjarpnit dhe bandës së tij të re kriminale mori jetë sot...