Hoti: Kemi abstenim të plotë të ShBA-së në diplomacinë ndërkombëtare, për të sjellë njohje për Kosovën

Aktuale

Hoti: Kemi abstenim të plotë të ShBA-së në diplomacinë ndërkombëtare, për të sjellë njohje për Kosovën

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 08:40
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka folur për raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hoti ka thënë se në 3-4 vitet e fundit ka munguar mbështetja e drejtpërdrejtë e ShBA-së, për shkak të sjelljeve të institucioneve të Kosovës.

“Tentoj të besoj që në thelb, mbështetja amerikane për Kosovën është e pacenueshme. Kanë mungu veprimet konkrete gjatë këtyre 3-4 viteve nga qeveria amerikane karshi Kosovës. Ka mungu mbështetja e drejtpërdrejtë për shkak të sjelljeve që kanë pasë institucionet e Kosovës. Ka plot evidencë për këtë qasje. Prej mungesës së takimeve të nivelit të lartë, prej mungesës së përkrahjes ndaj vendimmarjes në Kosovë…vendimi për largimin e FSK-së nga Defender 22, mungesa për të çu përpara Marrëveshjen e Ëashingtonit”, ka thënë Hoti.

Kjo mungesë e mbështetjes sipas tij, shihet më së shumti në atë që e ka quajtur “abstenim të plotë të Amerikës për të sjellë njohje për Kosovën.

“Më së shumti shihet nga abstenimi i plotë i Amerikës në diplomaci ndërkombëtare, për të sjellë njohje për Kosovën. Njohja e fundit është nga Izraeli, por gjatë kësaj kohe nuk ka pasë asnjë përpjekje”, ka deklaruar tutje ish-kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat