Ramosaj: AAK-ja ofron program përmbajtjesor për avancimin e shtetit të themeluar mbi sakrifica

Aktuale

Ramosaj: AAK-ja ofron program përmbajtjesor për avancimin e shtetit të themeluar mbi sakrifica

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 08:55
Bashkim Ramosaj

Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit dhe kandidat për deputet ka thënë se qytetarët duhet vlerësuar programin me të cilin konkurron Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në këto zgjedhje, që sipas tij është një program përmbajtjesor dhe që i prek sektorët e jetës.

AAK-ja në këto zgjedhje është tejet e përgatitur sepse dy, tre elemente të bëjnë me qenë më të përgjegjshëm përballë qytetarëve. Së pari duhet vlerësuar programin me të cilin konkurron aleanca në këto zgjedhje që është një program tepër i rëndësishëm dhe përmbajtjesor dhe që i prek sektorët e jetës. Programi ka të bëjë edhe me aspektin e sigurisë për Kosovën fituese, e cila është slogani i aleancës në këto zgjedhje dhe është një element brenda kësaj Kosove fituese që është plani aksional për anëtarësimin në NATO. Duke marrë parasysh që jemi duke jetuar në një kohë ku gjithçka është konfuze, sidomos në aspektin e sigurisë dhe në pozicionimin e shteteve që kanë fuqi ekonomike dhe ushtarake më të madhe sesa shtetin ynë. Kjo është e premtuar që të ndodh në fillim të mandatit për këtë edhe janë bërë hapa konkret. Po ashtu edhe lista e kandidateve për deputet që janë njerëz të përgjegjshëm të cilët e kanë një përvojë jetësore janë rritur me lirinë e Kosovës, me shtetin e Kosovës. Vetë lideri Haradinaj është një njeri që nuk e ka bërë fjalën dysh, ka një besueshmëri në atë që e thotë dhe ka enorme etike në sjelljen e asaj që e bënë në fushatë dhe është i drejtpërdrejtë kur cenohet gjithçka që është e Kosovës”, tha Ramosaj.

Ramosaj thekson se AAK-ja do të del fitues në këto zgjedhje.

Unë besoj në një rezultat të aleancës i cili nuk ka qenë më herët. Jemi të habitur për të mirë me ata që po ndodh me aleancën, për shkak që jemi në teren çdo ditë dhe bisedojmë me qytetarët dhe qytetarët kanë filluar të kuptojnë nevojën e këtij vendi në një situatë të caktuar. E thotë shpesh lideri jonë Haradinaj që nuk jemi në gjendje më të rrisim fëmijë për ta lëshuar Kosovën, me i shkolluar këta djem e këto vajza. Besoj që është detyra më patriotike tash me nderu këtë trend dhe me ia mbush mendjen vajzave djemve të rijnë që duhet me krijuar familje në këtë shtet se ne këtë shtet ia vlen me jetu”, tha ai

Kur e pranon garën brenda një subjekti politik praktikisht je dakord për një program zgjedhor të cilin e kemi hartuar bashkërisht dhe e kemi gjet veten brenda këtij programi dhe brenda këtyre objektivave që aleanca si subjekt politik donë me i mbërri në afatin kohor të quajtur mandat dhe ne jemi dakorduar që edhe objektivat e mia në mandatin e deputetit nuk mund te jenë ndryshe përpos ato që janë programore

Ramosaj u ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve të bashkohen rreth konceptit të AAK-së që të avancohet shteti që ka sakrifikuar aq shumë.

Unë i besoj këtij koncepti, për atë jam këtu. Kur jam pjesë e një familje e ekipi unë besoj gjithmonë në fitore për këtë edhe punojmë që të fitojmë dhe të dalim të parët në zgjedhje, dhe i ka ardhur koha që të mundet e keqja në këtë vend. Na u ka mërzit jeta me njerëz që mashtrojnë, që nuk dinë të menaxhojnë dhe me njerëz që e marrin pozitën vetëm sa për me fol diçka. Është një dinamikë krejt tjetër nëse nuk e përcaktojmë hapin për një Kosovë fituese atëherë jemi humbës të gjithë. Unë ju bëjë ftesë të gjithë qytetarëve të bashkohen rreth këtij koncepti qe me pa diçka konkrete në avancimin e këtij shteti që është sakrifikuar shumë. Kemi prit mjaft për me pas suksesin dhe është koha me prek suksesin dhe nuk kemi nevojë për fjalë të kota”, tha Ramosaj për eo.

Ramosaj ka thënë se ka në fokus të tij ende komunën e Deçanit për të lehtësuar jetën e banorëve të këtij vendi.

Përgjegjësitë komunale janë të kryetarit të komunës. Pas zgjedhjeve do i rishikojmë pozicionet ku jemi dhe jam i interesuar që të bëjmë më të mirën për qytetarët e kësaj komune. Unë besoj që do ta bëjë më të mirën çfarëdo pozicioni që do të jem. Unë besoj që qytetarët kanë për të vlerësuar që ta kem mandatin e deputetit. Mirëpo, që jam i kandiduar edhe për kryetar komune është një sfidë e dyfishtë, e cila do të më mbajë të angazhuar, mirëpo kam ëndrra ende për këtë qytet”, tha Ramosaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat