Nuk deklarohet për dialogun Kosovë-Serbi, por Terras thotë se Kosova do të ndihmohet në rrugën e saj drejt BE-së
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras nuk ka folur para mediave në Prishtinë për qëndrimin e tij lidhur me dialogun me Serbinë.
Në vizitën e tij të parë në vend për misionin treditor për mbledhjen e fakteve, në një konferencë për media se ai tha se është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, dhe se do të zhvillojë takime edhe me liderët e partive opozitare, por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.
“Më jepni mundësinë që të takohem me të gjitha palët dhe me të gjithë njerëzit që t’i marrë pikëpamjet e tyre”, tha ai lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Terras u shpreh i kënaqur që për herë të parë po merr informacione nga terreni.
“Jemi këtu për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE”, tha ai.
Terras theksoi se do të shkojë edhe në pjesën veriore të vendit ku do t’i zhvillojë disa takime, dhe se do ta vizitojë edhe kanalin e Ibër-Lepencit ku ndodhi sulmi në fund të nëntorit.
Ai u shpreh i sigurt se autoritetet e Kosovës do ta zbulojnë se kush qëndron pas këtij sulmi.
Për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ai tha se “të gjithë kriminelët duhet të sillen përpara drejtësisë”.
Terras dënon sulmin në veri
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras dënoi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri, derisa theksoi se të gjithë kriminelët duhet të dalin para drejtësisë.
Anëtari i Parlamentit Evropian, në konferencën për media të hënën në Prishtinë, tha se Kosova ka bërë përparim në disa prej reformave të nisura.
Ai paralajmëroi se gjatë qëndrimit në Kosovë do të vizitojë edhe veriun e vendit.
Mbrëmjen e 29 nëntorit ka ndodhur një shpërthim në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në pjesën veriore të Kosovës.
Shpërthimi ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se sulmi është kriminal e terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Beogradi.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulmi ka pasur synim dëmtimin e infrastrukturës “mbase edhe më të rëndësishmen që kemi”.
Prej Ibër-Lepencit furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës, gjithashtu Koorportata Energjetike e Kosovës.
Raportuesi për Kosovën në PE mban konferencë për media
Anëtari i Parlamentit Evropian dhe Raportuesi i sapoemëruar i Përhershëm për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, do të mbajë konferencë për media
Kjo konferencë lidhet me misionin e tij tre-ditor për mbledhjen e fakteve në Kosovë.
Ajo mbahet në ora 11:00 Para Zyrës së BE-së, Prishtinë.